KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci viziton Izraelin, takon përfaqësues të universiteteve, kolegjeve dhe shkollave
Arsim

Nagavci viziton Izraelin, takon përfaqësues të universiteteve, kolegjeve dhe shkollave

Kosova News
Kosova News 20:58 -25/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vizitën zyrtare që po e zhvillon në Izrael, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vazhduar takime me përfaqësues të universiteteve, kolegjeve dhe shkollave të larta.

Nagavci ka vizituar Universitetin “Bar Ilan”, Institutin për Teknologji “Holon”, Kolegjin Akademik “Zefat”, si dhe Shkollën e mesme të lartë “Herzog”.

Ministrja Nagavci është shprehur falenderuese për mikpritjen e organizuar si dhe mundësitë e ofruara për bashkëpunim.

Gjatë këtyre takimeve, ajo ka folur në lidhje me funksionimin e sistemit arsimor në Kosovë, investimet në arsimin e lartë e në shkencë, mbështetjen me bursa për studentët, me theks vajzat.

- Reklamë -

Po ashtu, i ka informuar në lidhje me investimet në infrastrukturën fizike dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore në të gjitha nivelet. Gjithashtu, ka përmendur Strategjinë e arsimit, me theks të veçantë digjitalizimin e shkollave dhe ngritjen e kompetencave të mësimdhënësve në përdorimin e teknologjisë në shkolla.

“Gjatë këtyre takimeve, rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës, kanë ndarë përvojat e tyre specifike në përgatitjen e studentëve e nxënësve, sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekësisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi.

Temë diskutimi ishte edhe siguria e përdorimit të internetit në shkolla dhe përballja me organizimin e procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë Covid-19, sfidat dhe rëndësia e investimit në digjitalizimin e shkollave”, thuhet në faqen e ministrisë.

Ministrja Nagavci bashkë me përfaqësuesit e këtyre institucioneve, u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin në mënyrë që të specifikohen mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta.

Ministrja takoi po ashtu tre nxënës nga Kosova, të cilët janë duke vijuar shkollimin e tyre në Izrael: Gent Jusufi, Fiona Kusari dhe Dita Haziri me ç’rast ju dëshiroi suksese në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj

Kosova News 25/10/2022 25/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?