KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla për protestën e veteranëve: Ishin militantë të manipuluar nga PDK-ja e AAK-ja
Politikë

Sveçla për protestën e veteranëve: Ishin militantë të manipuluar nga PDK-ja e AAK-ja

Kosova News
Kosova News 21:58 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në protestën e organizuar të hënën nga veteranët e luftës, nuk kanë protestuar veteranët, por militantë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

I ftuar në emisionin “Sonte me Rronin” në KTV, Sveçla ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që protesta që eskaloi të hënën, është zhvilluar nga militantë të cytur dhe të manipuluar nga këto dy parti opozitare.

“Aty nuk protestonin veteranët, aty protestonin militantë të PDK-së dhe AAK-së, për që kanë qenë të manipuluar nga PDK-ja e AAK-ja kjo s’ka kurrfarë dyshimi. PDK-ja e LDK-ja kanë votuar për ndryshimin e ligjit. Bekim Haxhiu, Shukri Buja, Fatmir Xhelili, Kadri Veseli, këta kanë votuar për ta bërë këtë shkëputje mes pagës minimale dhe pensionit të veteranëve para pesë vitesh, tash si mundet njëri nga këta të cytë protesta kundër një vendimi që këta e kanë marrë para pesë vjetësh”, ka shtuar Sveçla.

Protesta eskaloi, kur pjesëmarrësit kaluan rrethojat dhe u futën në oborrin e Kuvendit. Tentuan të futen edhe brenda Kuvendit, por policia i ndaloi. Në protestë u lënduan dy policë e një qytetar.

Ai ka shtuar se janë në proces që listat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të pastrohen.

“Te ne ka mirëkuptim të jashtëzakonshëm për të gjithë veteranët që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe zhvillimin e vendit, por po ashtu jemi pjesë e një procesi që listat të pastrohen. Unë jam për fillim të procesit por po ashtu jam që në vazhdimësi gjendja ekonomike e veteranëve të përmirësohet. Veteran nuk jam, unë kam mbështetur luftën si profesionist mjekësor, në aspektin logjistik por edhe politik. Nuk jam veteran për shkak të mos specifikimeve të qarta e ka parë të udhës që të mos bëhem pjesë e listës së veteranëve”, ka thënë ai.

Sveçla ka pohuar se në protestën e së hënës është hedhur gaz lotsjellës, por jo nga policia.

“Ne mendojmë se protesta e qytetarëve të pakënaqur tregon vitalitet të shoqërisë. Është hedhur gaz lotsjellës. Policia ka deklaruar se nuk e ka hedhur ata gaz lotsjellës, që i bie se dikush tjetër e ka hedhur dhe unë kam kërkuar informata shtesë. Nuk është hera e parë që hedhet gaz lotsjellës, ne jemi duke hetuar rastin”, ka thënë ai në KTV.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: Partitë politike, PROTESTA, Veteranët
Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?