KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nisin punimet e projektit të madh për Malishevën Urbane
Ekonomi

Nisin punimet e projektit të madh për Malishevën Urbane

Kosova News
Kosova News 13:26 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me nënkryetarin Vesel Krasniqi, drejtorin e Urbanizmit Avdi Morina, drejtorin e Administratës Fatmir Ademaj dhe drejtues të tjerë të qeverisjes komunale në Malishevë, kanë marrë sot pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të projektit “Ndërtimi i Rrugës Ibrahim Mazreku” në qytet.

Nisjen e këtyre punimeve e ka përshëndetur kryetari Ekrem Kastrati, ku në një fjalë rasti, mes tjerash tha se, kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Malishevën dhe qytetarët e saj, për faktin se sot po fillon jetësimi i projektit tonë madhor për Malishevën Urbanë, për të cilin edhe jemi zotuar gjatë garës së fundit elektorale, për çka edhe na është dhënë besimi i qytetarëve dhe tashmë po e vëmë në jetë bashkë me partnerin tonë qeverisës.

Ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” është vetëm një segment i projektit tonë të madh, ku më pas do të vijojmë edhe me ndërtimin e sheshit dhe zonave tjera të qytetit, deri në urbanizimin e plotë të Malishevës sonë, tha kryetari Kastrati.

“Malisheva Urbane është një projekt i madh, që merr kohë dhe mund të krijojë ngarkesa në trafik, dhe për këtë me sinqeritetin më të madh kërkoj mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe të bizneseve, të cilat preken nga ky projekt, veçmas gjatë kohës sa do zgjasin punimet. Malishevën Urbane e meritojnë qytetarët tanë dhe ne po e bëjmë të tillë! Urime!”, tha në fund të fjalës së tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Realizimi i këtij projekti përfshinë dy faza; 1. Rregullimi i infrastrukturës nëntokësore / kanalizimi i ujërave atmosferik me kanal betoni, kanalizimi i ujërave fekale me gyp të brinjëzuar i cilësisë më të lartë, vendosja e gypit të ujit me kapacitet të lartë, instalimi i sistemit energjetik nëntokësor, dhe sistemeve tjera të internetit, etj.

Ndërkaq, faza e dytë përfshinë rregullimin e infrastrukturës finale, si asfaltimi dy shtresorë, lirimi i hapësirave publike për vendosjen e trotuareve për këmbësorë me materialet më inovative në treg, duke përfshirë ndriçimin publik efiçient, vend pushimore për qytetarë, hapësira me gjelbërim, shporta për mbeturina dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse, si dhe vendosja e dy rreth rrotullimeve që mundësojnë qarkullimin sa më të lehtë të automjeteve.

Vlera financiare e këtij projekti është 2.6 milion euro, që financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?