KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sivjet 18 persona humbën jetën në vendin e tyre të punës
Ekonomi

Sivjet 18 persona humbën jetën në vendin e tyre të punës

Kosova News
Kosova News 08:58 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

18 persona kanë vdekur në vendin e punës. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se shkaktar i vdekjes është faktori njeri dhe mungesa e mjeteve mbrojtëse. Kryeinspektori i punës, Hekuran Nikçi pohon se janë realizuar mbi 3 mijë inspektime dhe janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore.

Sindikata e Sektorit Privat thotë se është shqetësues numri i vdekjeve në vendin e punës.

Kryesindikalisti Jusuf Azemi i tha Radio Kosovës se në vitin 2019, kanë humbur jetën 27 persona kurse në vitin 2022 vdekjen në vendin e tyre të punës e kanë gjetur 18 persona.

“Në vitin 2018 në vendin e punës kanë humbur jetën 27 persona, numër jashtëzakonisht i madh. Ndërsa në vitin  2019 kemi 17 raste, në vitin 2020 kemi 15 raste, në vitin 2021 kemi 14 raste dhe këtë vit fatkeqësisht kemi 18 raste të vdekjes në vendet e punës”, tha Azemi.

Shkaktar të këtyre rasteve me fatalitet është faktori njeri për arsye të mungesës së mjeteve mbrojtëse në vend të punës. Azemi tha se vendi po përballet me mungesë të madhe të inspektorëve, të cilët aq sa janë, edhe po ta bëjnë maksimumin, do të jetë e pamundur, tha ai.

 “Në vitin 2014 kemi pasur mbi 64 inspektor dhe tani në vend që të rritet ky numër ne kemi dyfish më pak inspektor”. Inspektorët nuk janë duke bërë sa duhet, pasi që punën më të “rëndën” që e kanë pasur, është që kur ka vdekur një person kanë bërë raport dhe e kanë  përcjellë në organe përgjegjëse dhe ka përfunduar me kaq”, shtoi ai.

Kurse në Inspektoratin e Punës janë evidentuar 13 raste me fatalitet në vend të punës.

Kryeinspektori i punës, Hekuran Nikci, i ka thënë Radio Kosovës se gjatë këtij viti janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore, ndërsa janë kryer mbi 3 mijë inspektime.

“Inspektorati i punës ka realizuar 3600 inspektime gjatë këtij viti, ku ndaj punëdhënësve të cilët kanë cenuar dispozitat e legjislacionit nga marrëdhënia e punës, siguria, shëndeti në punë janë shqiptuar 190 masa ndëshkimore. Inspektorati i Punës gjatë këtij viti, janar- gusht, ka evidentuar 13 aksidente në vendin e punës që kanë pësuar fatalitet”, deklaroi Nikçi.

Kryeinspektori Hekuran Nikçi thon se numri i inspektorëve është shumë i vogël dhe tashmë është hapur konkursi ku po planifikojnë rekrutim edhe të 100 inspektorëve të ri të punës.

Ai tha se kjo do të bëhet pasi të ketë ndryshim plotësim të ligjit për zyrtarët publik.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?