Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore Dardani – Zllatar në komunën e Ferizajit.
Kshtu ka njoftuar zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka dalë të enjten në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugëve.
Durmishi tha se po ndërtohet një rrugë me të gjitha standardet përfshirë trotuaret, sinjalistikën dhe të gjitha instalimet nëntokësore në vlerë afër 800 mijë euro.
Ai shtoi se kjo është vetëm faza e parë për të vazhduar më pastaj me segmentet e tjera që i lidhin fshatrat e Ferizajit, Gjilanit e Vitisë.






