KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviqi takon Escobarin, ia përmend refuzimin e vizitave të tij në Kosovë  
Politikë

Petkoviqi takon Escobarin, ia përmend refuzimin e vizitave të tij në Kosovë  

Kosova News
Kosova News 15:49 -20/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka pritur në një takim të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku citohet të ketë thënë se Serbia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Kosovën, por insiston në zbatimin marrëveshjeve të arritura, kryesisht për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKS).

Sipas deklaratës nga kjo zyrë, Petkoviqi i ka treguar Escobarit për aktgjykimin e djeshëm, i cili është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykimin kundër kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, i cili është dënuar me një vit burg për deklaratat e tij për mohimin e masakrës së Reçakut.

Petkoviqi i ka treguar Escobarit edhe për rastin e 20-vjeçarit serb Nikola Nedelkoviq, i cili u arrestua gjatë shënimit të festës serbe “Vidovdan” në Gazimestan për ekspozim të simboleve serbe, për të cilin u dënua me tetë muaj burg.

“Këto aktgjykime ua mohojnë serbëve në Kosovë e Metohi të drejtën e mendimit, lirinë e fjalës dhe të shprehjes dhe në këtë mënyrë shfuqizojnë të gjitha liritë civile dhe demokratike”, tha Petkoviqi.

Ai theksoi se Beogradi kërkon respektimin e plotë të nenit 10 të Marrëveshjes së Parë të Brukselit, i cili përcakton se, siç ka thënë ai, “serbët duhet të jenë shumicë në panelin e Gjykatës së Apelit në proceset nga komunitetet serbe në Kosovë”, gjë që, sipas tij, ka qenë e theksuar në mënyrë të përsëritur nga përfaqësuesit më të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Petkoviqi përmendi edhe refuzimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, gjegjësisht vizitat e tij, për çka tha se është shkelje e marrëveshjes, duke thënë se me këto veprime “Prishtina e ndalon atë të jetë me popullin serb në krahinë”.

“Pavarësisht gjithçkaje, Beogradi mbetet thelbësisht i interesuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe apelon të përdorë mjete vendimtare politike dhe diplomatike për të parandaluar të gjithë ata që kërcënojnë të destabilizojnë rajonin dhe konfrontime të reja”, tha ai.

Gjatë bisedës u diskutua për targat dhe energjinë, ndërsa Petkoviqi tha se pala serbe i ka përmbushur të gjitha hapat nga Udhërrëfyesi i Energjisë si dhe zotimet nga marrëveshjet tjera të arritura në dialogun e Brukselit. 

Gjithashtu lexoni:

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 20/10/2022 20/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?