KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati i reagon opozitës: Nuk e keni hallin që po abuzohet me çmime, synim e kemi të trashet fitimi i tregtarëve
Ekonomi

Murati i reagon opozitës: Nuk e keni hallin që po abuzohet me çmime, synim e kemi të trashet fitimi i tregtarëve

Kosova News
Kosova News 13:21 -20/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky projektligj ka për synim të rregullojë një problem të madh, siç janë çmimet e larta.

Ai ka thënë se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e importit. Ka thënë se për kaq vite me radhë nuk është bërë asgjë për të rritur kapacitetet prodhuese. Sipas tij, çmimi i importit është rritur në nivel global dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Murati ka thënë se gjithashtu ka pasur abuzime nga tregtarët.

“Qeveria ka sjell një ligj i cili e targeton problemin me abuzime të çmimeve. Opozita tha sot se nuk bën ta kemi një ligj të tillë. Si alternativë po propozohet të hiqet TVSH-ja. Partitë opozitare nuk e kanë hallin që kompanitë po abuzojnë me çmime, por të hiqet TVSH-ja. Ne me këtë ligj propozojmë çmime tavan dhe e kemi parë që funksionon. Nuk qëndron argumenti që është në kundërshtim me Kushtetutën. Kemi të bëjmë me një situatë që duhet të vihet në kontroll abuzimi me çmime”, ka thënë ai.

Murati deklaroi se rritja e çmimeve vjen si pasojë e dy faktorëve.

“Kemi pa deklarata e juaja, kemi parë edhe video që u ngjajnë reklamave të supermarketeve të cilat tregojnë se çmimet janë rrit. Rritja e çmimeve ka dy faktorë kryesorë kontribuues, e para është importi për shkak që për kaq vite me radhë nuk është bërë asgjë për të rrit kapacitet prodhuese në vend jemi të varur nga importet”, tha Murati.

Ai shtoi se çmimi importit është rrit në nivel global e mbi të cilin Qeveria nuk ka kontroll.

“Problemi i dytë është spekulimi nga tregtarët brenda vendit, ato produkte që importohen mund të shihet qartë që është abuzuar me situatën nga shumë prej këtyre tregtarëve për të rritur marzhat e tyre të fitimit”, u shpreh Murati.

Ministri i Financave shtoi se ka rritje të çmimit për import dhe ka rritje të marzhës së fitimit për biznese tregtare.

“Qeveria ka sjellë ligj që e targeton këtë problemin e dytë. E ajo çfarë dëgjuam këtu sot nga opozita është që nuk bënë ta kemi një ligj të tillë, dhe si alternativë po propozohet që TVSH të hiqet”, tha Murati.

Ministri mori shembull çmimin e vajit.

“Ta marrim çmimin e vajit. Çmimi i vajit aktualisht është 2 euro e 65 cent për litër. A e dini sa është çmimi i importit që ka hy vaji ditëve të fundit? Çmimi mesatar i importit që 1 litër vaj ka hy në kufi ditëve të fundit është 1 euro e 40 cent dhe shitet 2 euro e 65 cent, ku marzha e fitimit është 90% dhe neve na thuhet se nuk është problemi te marzha por te TVSH-ja 8%”, tha Murati.

Ministri Murati shtoi se synimi i opozitës është që të ulen të hyrat e Qeverisë e në anën tjetër të trashet fitimi i tregtarëve.

“Propozojmë çmime tavan, nuk qëndron argumenti që është në kundërshtim me Kushtetutën sepse ajo ka edhe disa nene të tjera nëse e lexoni të tërën, përveç tjerash kemi edhe UNICEF-in që ka dalë me rekomandime sesi duhet të shmangim varfërinë e qytetarëve”, tha Murati.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin

Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

TAGGED: Hekuran Murati, Rrija e çmimeve
Kosova News 20/10/2022 20/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?