Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e enjte), raporton KosovaNews.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,78 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të enjten, është 1.41.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,73.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (20 tetor) dhe janë valide deri në paraditen e 21 tetorit kur publikohet çmimorja e re./KosovaNews/



