KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti shkarkon Fadil Kodrën nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent – reagon avokati i tij
Lajme

Kurti shkarkon Fadil Kodrën nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent – reagon avokati i tij

Kosova News
Kosova News 20:11 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti, ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodrën, edhe pse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kishte vendosur ta kthyejë Kodrën në AME.

Telegrafi ka siguruar dokumentin, sipas të cilit shkarkimi i referohet gjetjeve të Raportit të Auditimit të vitit 2020, që ministri  i MPB-së, Xhelal Sveçla, i ka përdorur si arsye për pezullimin e Kodrës.

Në këto gjetje, thuhet se Kodra ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Me datën 13 tetor 2022, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka suspenduar z. Fadil Kodra, drejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 9 par.2 të Ligjit Nr.04\L-230 për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent”.

“Vendimi i ministrit Sveçla është bazuar në raportin e brendshëm dhe të jashtëm të Auditimit, këtu përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit, të gjeturat e të cilave dëshmojnë keq menaxhim, dhe me këtë edhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Lidhur me këtë ka reaguar Faton Fetahu, avokat i Fadil Kodrës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai e ka thënë se derisa procedura penale fillohet vetëm me vendim të prokurorit të shtetit kur ekziston dyshim i bazuar se është kryer vepër penale.

Sipas tij, Kodra, në mënyrën më të përkryer e demonstron këtë qasje abuzuese të paligjshme dhe arbitrare.

“Në rastin konkret, për pushtetarët Sveçla dhe Kurti është i panevojshëm dhe i papërfillshëm zhvillimi i një procedure të ligjshme, prandaj nuk ka nevojë për prokurorë që të hetojë dyshime të caktuara – ata vetë hetojnë, vetë e kualifikojnë dyshimin e bazuar, vetë akuzojnë dhe vetë dënojnë. Shembulli i z. Kodra, në mënyrën më të përkryer e demonstron këtë qasje abuzuese të paligjshme dhe arbitrare” ka thënë Fetahu.

Kodra ishte shkarkuar edhe një herë nga ministri Sveçla më 15 korrik 2022. Mirëpo, pas afro dy muajve, më 7 shtator 2022, vendimi i të parit të MPB-së ishte anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Këshilli kishte obliguar Sveçlën që brenda 15 ditëve ta kthejë prapë Kodrën në punë, Por,  13 ditë pas vendimit të KMSHCK-së, më 20 shtator 2022, Sveçla kishte kthyer në punë Kodrën, për të marrë vendimin për largimin e tij pas vetëm një muaji./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Veteranët e UÇK-së në Pejë nisin pastrimin dhe përditësimin e listave të luftëtarëve

Kurti bëri homazhe pranë bustit të mjekut dhe ushtarit të UÇK-së, Vezir Bajrami

Andi Pajaziti veproi në mbrojtje të nevojshme, konstaton Themelorja në vendimin për lirimin e tij nga akuza për vrasjen në “Bon Vivant”

Peja feston Ditën e Çlirimit me ngritjen solemne të Flamurit Shtetëror

Kosovari Liridon Rexhepi, arka e MOSSAD-it në Turqi – rrezikon deri në 35 vjet burg

Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 12°
71%
1 km/h
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
31 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

Samiti SEECP në Tiranë – Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit për armët bërthamore
15:41 -16/06/2025
Shërbimi i inteligjencës së jashtme britanike do të drejtohet për herë të parë nga një grua
15:39 -16/06/2025
E rëndë në Balldre, i moshuari bie në një shpellë 20 metra të thellë – zjarrfikësit nxjerrin trupin
15:35 -16/06/2025
Veteranët e UÇK-së në Pejë nisin pastrimin dhe përditësimin e listave të luftëtarëve
15:30 -16/06/2025
Kurti bëri homazhe pranë bustit të mjekut dhe ushtarit të UÇK-së, Vezir Bajrami
15:24 -16/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?