Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë në angazhim të përbashkët për sigurinë dhe mbrojtjen jo vetëm të dy vendeve tona, por të gjithë rajonit e më gjerë.
Kështu ka deklaruar të mërkurën ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj pas një takimi që ka zhvilluar me Zëvendës ministren e Brendshme nga Shqipëria, Romina Kuko, e cila shoqërohej edhe nga drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizimit të Dhunshëm, Denion Meidani dhe Shefi i Divizionit për Siguri, Ermal Jauri.
“Me këtë rast, me Zv.Ministren Kuko, diskutuam për procesin e realizimit të planeve të bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mjedisin aktual të sigurisë dhe sfidave transnacionale”, ka thënë Mehaj pas takimit./KosovaNews/