Pesë persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Kosovës kundër fajdeve, i cili ka filluar rreth dje në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Gjakovës dhe në rrethinë të saj, raporton KosovaNews.
Nga operacion i cili është zhvilluar në dhjetë lokacione janë konfiskuar armë, automjete, telefona, e një sasi e parave, si dhe prova të tjera që lidhen me veprën “fajde”.
Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje për gjithçka që është konfiskuar nga aksioni i djeshëm.
“Lidhur me rastin janë kontrolluar dhjetë lokacione të ndryshme ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 16 vetura, 2 motoçikleta, 4 pistoleta, 95 fishekë, 12 telefona mobil, 8758 euro para të gatshëm, 30.600 lekë të R. Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë.
Sipas njoftimit, pesë personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe po mbahen deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


