KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ende në pritje të gjykatës për projektin multimilionësh të NPB-së, Vetëvendosje: 17 mijë metra katrorë janë në rrezik
Siguri

Ende në pritje të gjykatës për projektin multimilionësh të NPB-së, Vetëvendosje: 17 mijë metra katrorë janë në rrezik

Kosova News
Kosova News 14:03 -17/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të hënën se ka marrë ftesë në seancën ku pritet të vendoset masa e përkohshme ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.

Vetëvendosje i ishte drejtuar në muajin gusht Gjykatës Themelore të Prishtinës, me padi për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e objektit të përbashkët banesor-afarist”.

Masa e sigurisë, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për më shumë se 60 ditë me radhë.

Asamblisti i VV-së në Prishtinë Egzon Azemi, deklaroi se projekti është shumë i dyshimtë, e 17 mijë metra katrorë të qytetarëve “janë në rrezik”.

“Shumë kohë pasi u zgjodh fituesi, u kuptua se bëhej fjalë për projektin më gjigant të ndërmarrjes sa i takon banimit. Projekt 200 milionë euro, 17 mijë metra katrorë”, deklaroi ai.

Gëzim Sveçla, shef i Grupit të asamblistëve të VV-së, u shpreh se heshtja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, po e vazhdon tolerimin e krimit dhe po e mbron këtë projekt që sipas tij është i paligjshëm.

Për gjithë këtë muajin e kaluar, më saktësisht më 8 gusht, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se Gjykata Themelore në Prishtinë po i neglizhon rastet të cilat kanë të bëjnë me interesin publik.

Kurti ka theksuar faktin se gjykatat janë shumë efektive kur kërkesa të tilla bëhen nga partitë e tjera politike.

Kurti: Gjykata i përgjigjet për 3 ditë PDK-së, për Vetëvendosjen 30 ditë ende pa përgjigje

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Kosova News 17/10/2022 17/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius
08:34 -05/07/2025
Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:32 -05/07/2025
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?