Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e hënë), raporton KosovaNews.
Kjo çmimore është caktuar dje (e diel) dhe vlen e njëjta edhe për ditën e sotme (e hënë).
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,78 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të hënën, është 1.41.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,74.
Çmimet e lartcekura vlejnë edhe për sot (17 tetor) dhe janë valide deri në mëngjesin e 18 tetorit kur publikohet çmimorja e re./KosovaNews/



