KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Propozimi për pushim prindëror, i mirëpritur nga baballarët
Tjera

Propozimi për pushim prindëror, i mirëpritur nga baballarët

Kosova News
Kosova News 17:27 -16/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i Grave të Kosovës ka propozuar ndryshim të ligjit të punës, që edhe baballarët të kenë të drejtën e pushimit prindëror.

Modeli i propozuar rekomandon që gjashtë muajt e parë të lejes të konsiderohen si leje e lehonisë që u ofrohet nënave. Gjatë kësaj periudhe, baballarët do të kenë të drejtën e një muaji leje të atësisë.

Ky propozim po mirëpritet edhe nga baballarët, të cilët thonë se sidomos në fillimin e lindje, kjo do të ishte ndihmë për nënat.

Endrit Ajvazi, prind, thotë se e përkrahë propozimin e ndryshimin e ligjit që edhe baballarët të përfshihen në pushimin prindëror.

“Mendoj që është mirë pse jo sikur të gjitha vendet evropiane, ia vlen me qenë edhe te ne ky ligj. Vështirë e ka pasur nusja se unë jo, unë jam vet ndërmarrës, kam biznes timin dhe nuk më ka penguar kjo çështje, nuk ka qenë problem i madh për mua por për të tjerët besoj që është mirë me qenë pse jo. Unë e përkrahu për vete, pse jo”.

Ndërkaq një nënë, Antigona Berisha foli se këtë çështje e sheh të arsyeshme, sidomos në fillimet e rritjes së fëmijëve.

“E shoh të arsyeshme që duhet me pasur edhe burrat pushim. Në fillim i nevojitet një gruaje që ta ketë edhe burrin pranë, jam pro për ta pasur pushim edhe burrat”, tha ajo.

Kurse, Adnan Canolli tha se nuk e përkrahë këtë propozim sepse nëse edhe ai nuk punon, familja mbete pa të ardhura dhe në këtë krizë është e panevojshme.

“Kisha menduar që mos të bëhet ajo, nuk është e nevojshme. Gratë e kanë punën e tyre, burrat punën e tyre, nëse edhe ne pushojmë, atëherë nuk ka të ardhura askund. Nëse e bëjmë shumica edhe pakica do të shkojë me shumicën por për mendimin tim kategorish jo. Janë ato vështirësitë por ia del disi, çdo femër është e fort dhe ia del. Gratë po pushojnë në shtëpi dhe burrat duhet të punojnë dhe në këtë krizë të sotme nuk është e nevojshme një të pushojë se jo me pushuar të gjithë. Kam një pagë në shtëpi e nëse edhe unë pushojë me gruan, atëherë kush do të më mbajë mua, qeveria apo kush”, përfundoi ai.

Forumi Ekonomik i Grave, si një konsorcium organizatash, ka propozuar një model për Ligjin e Punës, që do t’i përshtatej më mirë nevojave të nënave, baballarëve dhe fëmijëve, duke balancuar më mirë barrën e kompensimit midis qeverisë dhe punëdhënësve.

Ky model shpërndan kujdesin e fëmijëve në mënyrë më të barabartë midis prindërve dhe përmirëson dispozitat aktuale që po kontribuojnë në diskriminim gjatë punësimit, siç mund të shihet në hulumtimin e mëhershëm të RrGK-së. Për më tepër do t’iu mundësojë burrave të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.

Drejtorja ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova tha se “është koha që të bashkohemi të gjithë dhe të shtyjmë përpara aprovimin e këtij ligji”.

Sa i përket pushimi i lehonisë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka dhënë rekomandim që ky pushim të mbulohet 100% nga shteti, për 12 muaj.

Pastaj, fillimisht në periudhën prej 30 ditësh para lindjes së fëmijës femra të mund të marrë pushimin e lindjes dhe kjo periudhe 30 ditëshe të mbulohet nga biznesi 100% të pagës aktuale, por po ashtu të lihet opsion që nëna në rast se dëshiron mund të vazhdojë pushimin edhe për 3 muaj të tjerë, në këto raste pushimi të jetë pa pagesë.

Në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë thonë se kanë marrë ankesa për ligjin aktual dhe kanë kërkuar që ky ligj të ndryshohet, për vet faktin se dispozitat e tij bëjnë që femrat të jenë të diskriminuara, duke detyruar që bizneset private të fillojnë të jenë më selektive gjatë procesit të rekrutimit, pasiqë kjo po mbetet barrë e rëndë për bizneset, raporton KP.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 16/10/2022 16/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?