KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gastronomët fillojnë mbështetjen e fëmijëve të braktisur “SOS Mik”
Ekonomi

Gastronomët fillojnë mbështetjen e fëmijëve të braktisur “SOS Mik”

Kosova News
Kosova News 13:41 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, sot kanë nisur fushatën “SOS Mik”‘, me ç ‘rast e kanë vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë.

Kryetari i Shoqatës së gastronomeve, Petrit Kllokoqi ka treguar qëllimin e kësaj fushate. Sipas tij, secili anëtarë i shoqatës se gastronomeve kontribuon për një periudhë të caktuar, me misionin që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.

“Fushata “SOS Mik” ka për qëllim mbledhjen e fondeve përmes anëtarëve të Shoqatës së Gastronomeve, ku secili anëtarë kontribuon për një periudhë të caktuar me një shumë simbolike duke kontribuar kështu në misionin e përbashkët që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm dhe në të njëjtën kohë të bëhet Mik i SOS Fshatrave të Kosovës”, tha ai.

Në mënyrë që të ketë sa më shumë përkrahje për fëmijët e SOS Fshatrave, ai tha se të gjithë të interesuarit mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në xhirollogarinë e përfituesit me të dhënat: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë. Derisa ka shtuar se kanë krijuar një fond, mirëpo presin një përkrahje më të madhe nga anëtarësia e shoqatës.

Albanë Zogu-Morina, udhëheqëse e zyrës për mbledhjen e fondeve, tha se më këtë bashkëpunim do të ndihmojnë më shumë fëmijët të cilët kanë nevojë për përkrahje.

“Përmes këtij bashkëpunimi të arrijmë që sa më shumë gastronomë të Kosovës që të ndihmojmë sa më shumë fëmijë që janë pa përkujdesje prindërore apo edhe në rrezik të braktisjes së fëmijëve… E kemi shumë të rëndësishëm që numri i miqve tanë të jetë sa më i madh për SOS Fshatrat e Fëmijëve në mënyrë që këta fëmijë të sigurohemi që jetojnë në një familje të ngrohtë dhe të lumtur, gjë që është edhe motoja jonë… Shuma e cila do të jepet donacion është shumë simbolike, por për ne është e rëndësishme si organizatë që gjithë ata miq që bëhen miq të SOS Fshatit, nuk është e rëndësishme shuma, sa është e rëndësishme që të kemi miq afatgjatë”, tha ajo.

Ajo ka kërkuar edhe nga gastronomët tjerë t’i bashkëngjiten kësaj fushate.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare që ofron kujdes dhe përkrahje pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të braktisjes. SOS Fshatrat e Fëmijëve veprojnë që nga viti 1999 dhe deri më tani kanë ofruar kujdes dhe përkrahje përmes formave të ndryshme për mbi 2,500 fëmijë dhe të rijnë.

Aktualisht në SOS Fshatrat e Fëmijëve jetojnë 34 fëmijë pa përkujdesje prindërore nga 0 deri në 18 vjeç dhe 11 të rinj mbi 18 vjeç, si dhe përkrahin mbi 600 fëmijë dhe të rinj në rrezik te braktisjes.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?