Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e premte), raporton KosovaNews.
Në çmimore tregohet se sot ka lëvizur vetëm çmimi i naftës në krahasim me ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për shitjen e naftës i lejuar për sot, është 1,79 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të premten, është 1.40.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,75.
Çmimet e lartcekura vlejnë për sot (14 tetor) dhe janë valide deri nesër në mëngjes kur publikohet çmimorja e re./KosovaNews/
