KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti e Peci  vizitojnë bujqit në ara: Sivjet për 15.5% u rrit mbjella me grurë dhe për 91% ajo me misër
Ekonomi

Kurti e Peci  vizitojnë bujqit në ara: Sivjet për 15.5% u rrit mbjella me grurë dhe për 91% ajo me misër

Kosova News
Kosova News 14:17 -13/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar sot bujqit në  komunën e Gjilanit, të cilët këto ditë po e lëvrojnë tokën dhe po e bëjnë gati për të mbjellat vjeshtore.

Kurti tha se pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re dhe për këtë arsye doli që t’i shoh nga afër punët që po bjënë bujqit.

“Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër. Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91% ajo me misër”, ka shkruar Kurti.

Ai rritjes së sipërfaqes së mbjellë me kultura bujqësore ia atribuoi rritjes së përkrahjes që ka bërë Qeveria e Kosovës viteve të fundit për gjithë kulturat bujqësore.

“Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë edhe një situatë paksa qesharake që i ka ndodhur gjatë vizitës së bujqësve në komunën e Gjilanit, ku është ndjekur nga një gazetare që e pyeste për temën e dialogut dhe takimin me emisarit e BE-së, Misoslav Lajçak.

“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar Kurti./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Ministri Murati pjesë e panelit për planin e rritjes në samitin e Shkupit

Moti me diell e vranësira të shpërndara

Shqipëria hedh një hap tjetër drejt integrimit në BE

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kosova News 13/10/2022 13/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

“Së pari pastro para derës tënde” – Ambasada e Gjermanisë reagon ndaj letrës së Petkoviqit lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër
14:27 -02/07/2025
Trump thotë se sulmet amerikane ‘zhdukën’ programin bërthamor të Iranit
14:23 -02/07/2025
Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”
14:23 -02/07/2025
Studenti nga Beogradi rrëfen tmerrin që e përjetoi kur u arrestua nga policia serbe gjatë protestës
14:21 -02/07/2025
Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve
14:17 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?