Gjatë ditës do të jenë të hapura dyert e Panairit të Punës, i cili po mbahet për herë të parë pas pandemisë. Në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane (OEA) në Kosovë, po marrin pjesë rreth 20 kompani të sektorëve të ndryshëm. Nga ky panair njëditor po synohet që të rinjve t’u ofrohet mundësia për punësim.
Nita Prapashtica nga OEA, ka thënë se panairi është bërë me qëllim të njoftimit në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve, ndërsa ka shtuar se shpreson që të sigurojnë sa më shumë oferta pune për të rinjtë kosovarë.
“Oda Amerikane e ka organizuar panairin e punës me qëllimin e njoftimit të punëkërkuesve me punëdhënës potencial. Janë afro 20 kompani të sektorëve të ndryshëm, të gjithë janë anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane”, ka thënë ajo.
Prapashtica tha se ky është panairi i parë që kemi mbahet që pas pandemisë dhe po shpreson që prej këtij panairi do të ju sigurojmë të rinjve oferta për punësim në të ardhmen ose tash.
Panairi i Punës po organizohet sërish pas kërkesave të mëdha të kompanive për punonjës dhe i njëjti do të vazhdoj të jetë i hapur deri në orën 17:00.


