Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka vendosur çmimet tavan për shitjen e derivateve edhe për ditën e sotme (e enjte), raporton KosovaNews.
Në çmimore tregohet se sot çmimet kanë lëvizur në krahasim me ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës i lejuar për sot, është 1,78 euro për litër.
Çmimi tavan i benzinës i lejuar për të hënën, është 1.40.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gaz është 0,75.
Çmimet e lartcekura vlejnë edhe për sot (12 tetor) dhe janë valide deri nesër në mëngjes kur publikohet çmimorja e re./KosovaNews/



