Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së mërkurës në dalje të Fushë-Kosovës.
Në fotografi të dërguara në redaksinë e KosovaNews, shihet se shoferi ka humbur kontrollin dhe për pasojë vetura është rrokullisur.
Për shkak të aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës, ndërkaq deri tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Për më shumë rreth këtij aksidenti, KosovaNews ka kontaktuar Policinë e kosovës dhe është në pritje të marrë detaje shtesë.



