Komisioni Evropian ka përpiluar tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe pritet raporti në fjalë të miratohen gjatë ditës së sotme.
E po sot, krerët e shtetit presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do ta marrin në duar Raportin e Progresit për Kosovën të këtij viti nga Komisioni Evropian.
Osmanit raporti do t’i dorëzohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog në Presidencë në ora 16:30.
Kurse kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022.
Bëhet e ditur se pas takimit, Kurti dhe Szunyog do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Konferenca e tyre është paralajmëruar për në ora 17:15 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton KosovaNews.


