KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot pritet të publikimi dhe miratimi i Raportit të Progresit për Kosovën
Politikë

Sot pritet të publikimi dhe miratimi i Raportit të Progresit për Kosovën

Kosova News
Kosova News 08:41 -12/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot pritet të publikohet Raporti i Progresit për Kosovën, nga Komisioni Evropian. Në draftin e raportit të progresit për Kosovën, thuhet që çështja e liberalizimit të vizave është urgjente. Ndërkaq kërkohet nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Për sa i përket luftimit të korrupsionit, thuhet se ka pasur përparim të lehtë.

Komisioni Evropian sot pritet të miratojë dhe publikojë  Raportin e Progresit.

Në draftin e Raportit të Progresit për Kosovën, vendi veçohet për disa përparime që ka bërë, por, në të shumtën e rasteve, progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.

Aty thuhet  se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente.  Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. 

- Reklamë -

Për sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në draft-raport thuhet se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërkaq  përmendet edhe pajtimi për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve të energjisë dhe për udhëtimin vetëm me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, nga të dyja vendet kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Ndërkaq, për sa i përket luftimit të korrupsionit në draft raport thuhet se ka pasur përparim të lehtë.

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, në një paraqitje për media ka thënë se respektojnë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për t’i zbatuar reformat për sundim të ligjit.

“Raporti vjetor që publikohet nga Komisioni Evropian gjatë muajit tetor  përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë përfshin strategjinë për të gjitha vendet e rajonit, dhe pjesa e dytë përfshin specifikat  për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor. Për sa i përket çështjes së sundimit të ligjit, ne e respektojmë angazhimin e qeverisë për të zbatuar reformat për sundim të ligjit. Kemi parë shumë aktivitete për sa i përket miratimit të ligjeve  që lidhen me sundimin e ligjit si p.sh ajo për deklarimin e financimit të partive politike. Por është mjaft evidente që organet e sundimit të ligjit nuk janë ende të përsosura dhe duhen përmirësime. Ne do të punojmë me qeverinë e Kosovës që të vazhdojë në zbatimin e mëtejmë të reformave”, tha ai.

Komisioni, po ashtu, thekson se Kosova ka pasur stabilitet politik, por nuk e vlerëson pozitivisht punën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo, sipas tij, ndodh për shkak të menaxhimit të dobët të agjendës legjislative, por edhe për shkak se, siç thuhet, deputetët e opozitës kanë abstenuar nga votimi, për të penguar miratimin e vendimeve. Situata në veriun e Kosovës, ndërkaq, vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti për sa i përket “korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes”.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 12/10/2022 12/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?