KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë do të thotë të japësh pagën me vonesë në ditët e sotme?
Opinion

Çfarë do të thotë të japësh pagën me vonesë në ditët e sotme?

Kosova News
Kosova News 16:07 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan: Lutfi Dervishi – Kur UNICEF-i ngarkoi Hansin për të hetuar një kompani të vogël farmaceutike sepse kishte dhënë një ofertë tmerrësisht të ulët, për një tender të majmë, ai mendoi se puna e tij ishte shumë e lehtë.

Tenderi ishte për ilaçe në Afrikë për një periudhë 10 vjeçare. Të joshur nga afati i gjatë i kontratës dhe vlera e madhe të gjithë kompanitë dhanë oferta me çmime shumë të mira. Por, Rivopharm, një kompani e vogël me bazë në Lugano, kishte dhënë një ofertë shumë të pabesueshme. Çmimi ishte më i ulët edhe se çmimi i lëndës së parë për prodhimin e tabletave!

Inspektori Hans duke menduar se puna e tij ishte shumë e thjeshtë, sapo takoi menaxherin e kompanisë, hyri drejt dhe duke buzëqeshur i thotë:

“Ju e blini lëndën e parë në Budapest, këtu e ktheni në tableta, tabletat i vendosni në kontejner, kontejnerët i transportoni në Xhenova. Si mund të bëni gjithë këtë punë me një çmim më të ulët se çmimi që merrni lëndën e parë? Keni ndonjë ofertë më të mirë se të tjerët për lëndën e parë?”.

“Jo, ne e blejmë lëndën e parë në Hungari, me të njëjtën çmim si gjithë kompanitë e tjera”.

Atëherë?

Tani ishte radha e menaxherit të kompanisë për të buzëqeshur:

“Ne e marrim lëndën e parë në Budapest me tren, të hënën, të mërkurën pasdite i prodhojmë tabletat që kërkon UNICEF-i sa për një vit, sepse punën e kemi automatizuar dhe e kemi gati për transport. Të enjten malli është në portin e Xhenovas. Inspektorët e UNICEF-it e kontrollojnë cilësinë dhe po atë ditë na paguajnë paratë në llogarinë bankare tonën këtu në Zvicër.”

– Ej, po si është e mundur që po shisni tabletat më lirë se çmimi që keni blerë lëndën e parë?

Menaxheri buzëqesh sërish: “Me hungarezët kemi kontratë që pagesën e bëjmë pas 30 ditësh. UNICEF-i na paguan pas katër ditësh. Interesat që dalin nga lekët që mbajmë në bankë për 26 ditë, mbulojnë koston dhe na nxjerrin edhe fitimin”.

Inspektori Hans mbeti pa fjalë!

Nuk thonë kot, paraja “pjell” paranë.

2.

Kjo histori mu kujtua dje, kur një deputet me një përvojë të gjatë jetësore jashtë Shqipërisë, më thoshte se ishte ende po aq i shokuar sa herën e parë që nuk e kishte marrë pagën më datën 1, pavarësisht kontratës dhe faktit që ky informacion rreth pagës ishte publik edhe në faqen e Kuvendit. “Ndodh”, thotë ai, “që e marrim edhe pas 9 ditësh”?!

Çdokush me të drejtë mund të pyesë: ç’ne ky shqetësim për deputetët? Nuk është fjala vetëm për ligjvënësit, por nga një kërkim i thjeshtë rezulton se marrja e pagës, “javën tjetër” apo pas datës 5 apo brenda javës së parë, po kthehet në një rutinë dhe prek dhjetëra mijëra familje shqiptare.

Pagat nuk merren më si dikur në formë fizike. Nuk kuptohet sa kohë duhet për të kaluar pagën në mënyrë elektronike nga thesari në llogarinë bankare të gjithsecilit?!

Deputeti që ka përvojë jashtë thotë se çdo herë pagën e ka marrë në datën e caktuar dhe kur kjo datë përkonte me fundjavën ose ditë feste, paga kalonte një apo dy ditë më përpara.

Nuk besoj se dikush në Shqipëri ka pasur mendjen gjeniale të përfitojë nga interesi i parasë së dhënë me vonesë, apo të jetë i qartë për efektin e shpejtësisë së qarkullimit të parasë, por është e qartë se nuk ka arsye që njerëzit që jetojnë sot me rroga të pyesin apo të kontrollojnë çdo ditë llogarinë bankare nëse i kanë kaluar pagën mujore? Nëse i vonon pagën një javë apo 10 ditë një familje që mbahet me pagën, atëherë pyetja për vonesën e pagës minimumit meriton përgjigje.

Nëse në këtë vonesë ka përgjegjësi administrata kjo është e pajustifikueshme, por nëse në këtë vonesë përzihen edhe bankat atëherë këtu është rasti që nga “ferra e vogël mund të shohim lepurin e madh”

Gjithmonë për gjithçka ka një justifikim, por nuk mund të flitet për justifikim dhe vonesa burokratike kur bëhet fjalë pagën e punonjësit aq më tepër për vonesat në marrjen e pensioneve për 630 mijë pensionistë.

Dhe, kur ndodh kjo? Sot! Sot kur kosto e jetesës është më e lartë se kurrë, sot kur çmimi i çdo malli është rritur dhe vetëm pagat e pensionet kanë mbetur në vend numëro. Të japësh pagën me vonesë sot nuk është vetëm mungesë përgjegjshmërie, është më shumë se kaq. Është … tallje!

P.S. Të dy historitë e përmendura janë të vërteta: historia e parë është marrë nga libri “Factfulness” i autorit Hans Rosling. Historia e dytë është e një deputeti të Kuvendit që ka ardhur në Shqipëri me idenë se bëhet dhe rregulli, se ligji e kontrata janë të shenjta.

Gjithashtu lexoni:

Ilir Babaramo: Shqiptarë të Kosovës, vërshoni në Tiranë!

Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme?

Kina po shton presionin mbi Tajvanin – mundësuar nga dobësia dhe lëkundjet e Trumpit

Balotazhi në Mitrovicë, provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare

Çfarë po ndodh me paratë e ngrira ruse dhe pse BE-ja nuk po ia jep dot Ukrainës?

Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?