Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Alexander Van der Bellen për rizgjedhjen e tij si president i Austrisë.
“Ju uroj më të mirën derisa e merrni këtë mandat të ri! Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Congratulations President @vanderbellen on your re-election.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 10, 2022
Wishing you the very best as you take on this new term! I look forward to continuing to work together to deepen relations between our countries. ?????
Van der Bellen fitoi një shumicë të qartë votash, duke shmangur balotazhin.
Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.
Presidenti austriak kryen një rol kryesisht ceremonial, por gjithashtu ka fuqi gjithëpërfshirëse që nënkupton mbikëqyrjen e periudhave të tranzicionit dhe turbulencave.
Presidenti në Austri është Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe ka legjitimitet të shkarkojë të gjithë qeverinë dhe kancelarin.


