KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja ia ndalon Serbisë pazaret me Rusinë për gaz dhe naftë
Rajon

BE-ja ia ndalon Serbisë pazaret me Rusinë për gaz dhe naftë

Kosova News
Kosova News 22:14 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia më në fund ka nisur t’i ndiejë pasojat si rezultat i mbështetjes së Rusisë në mësymjen e saj ndaj shtetit dhe popullit ukrainas. Bashkimi Evropian ka vendosur që ta sanksionojë.

ABC News po raporton se me pakon e tetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, Serbisë i është hequr privilegji i të importuarit naftë, gaz e produkte të tjera nga Rusia.

Ky vendim i bllokut evropian është ndëshkim i Serbisë për mosrreshtimin, apo mospërafrimin e saj me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

“Ajo që ka ndodhur është që në fakt, për vendet e treta, ka pasur një përjashtim që i mundësonin që i mundësonte këtyre vendeve, të vazhdonin të furnizonin me naftë dhe produkte të tjera të papërpunuara, të naftës apo gazit, që vinin nga Rusia”, ka thënë gazetarja Erisa Zykaj

- Reklamë -

Ajo ka thënë se Serbisë do t’i ndalohet furnizimi me naftë ruse nga dhjetori i vitit 2022, ndërsa me naftë të papërpunuar dhe produkte të tjera nga shkurti i vitit 2023.

Vendimi i fundit, i marrë në kuadër të paketës së tetë të sanksioneve të Bashkimit Evropian, thotë pikërisht që këto vende të treta si Serbia, nuk do të kenë më mundësi të furnizohen me produktet e naftës që nga dhjetori i vitit 2022 dhe për produktet e tjera të papërunuara të naftës, duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2023.

“Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë dashur më të mbështesin një derogacion (përjashtim) për importin e naftës ruse drejt vendeve të treta si Serbia. Ato e kanë kundërshtuar këtë derogacion (përjashtim) me argumentimin se Serbia nuk ka aprovuar sanksionet e BE-sër kundër Rusisë dhe nuk është rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. Si rrjedhim, sipas paketës së tetë të sanksioneve të BE-së, Serbia nuk do të mund të furnizohet më me naftë bruto ruse nisur nga dhjetori 2022”, ka shtuar gazetarja.

Ndryshe, sot presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se mendon që Serbia nuk do të përjashtohet nga importi i naftës ruse.

Mirëpo, ai gjithashtu ka shtuar se po përgatiten të blejnë naftë tjetër dhe për këtë do të flas nesër kur do të shpallë vendimet e rëndësishme afatgjata për naftën dhe gazin që do të marrë Serbia.

“Nesër do të dëgjoni përgjigjen tonë, do të ketë vendime të rëndësishme për Serbinë”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
18:35 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?