KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD demanton zyrtarët e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Politikë

MPJD demanton zyrtarët e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova News
Kosova News 15:44 -05/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë, se ka arritur të heqë nga rendi i ditës anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).

Lajmi se Serbia ka arritur t’i bindë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë të mos jetë në agjendën e takimit të sotëm të Komitetit të Ministrave në Strasburg, është hedhur poshtë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Kosova nuk ka qenë e paraparë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, në nivel të ambasadorëve.

Ahmeti në përgjigje për Radio Kosovën tha se kjo është dezinformatë e radhës nga Serbia.

- Reklamë -

Gjatë ditës është raportuar nga media të ndryshme në Serbi, kinse ky vend ka bllokuar përfshirjen e  Kosovës në agjendën e KE-së.

Megjithatë, nga zyrtarë të Këshilli i Evropës kanë thënë se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.

Kërkesën zyrtare për pranim në Këshillin e Evropës, Kosova e ka dorëzuar me 12 maj të këtij viti.

Ndërkohë sot ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e Irlandës në Këshillin e Evropës, Breifne O’Reilly.

Për këtë takim, ku u fol mbi angazhimet e Kosovës drejt synimit të saj për anëtarësim në Këshill të Evropës, ka njoftuar faqja zyrtare e Irlandës për KE.

“Këtë mëngjes Ambasadori O’Reilly është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schëarz për të diskutuar angazhimet e saj me Këshillin e Evropës”.

Synimi për anëtarësim në KE, ministrja Gërvalla takon ambasadorin irlandez në Këshill të Evropës

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

Kosova News 05/10/2022 05/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?