KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti në hapjen e fabrikës më e madhe të gotave të letrës në Kosovë
Ekonomi

Kryeministri Kurti në hapjen e fabrikës më e madhe të gotave të letrës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:17 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

“Royal Paper Cups”, bëri hapjen e parë sot në Besi të Prishtinës, ku ka prezantuar në tregun e Kosovës fabrikën e gotave ekologjike.

Fabrika ka arritur të sjell në vend makineri eficiente të cilat përshtatën edhe më kushtet e ambientit, pra makineri të cilat ndikojnë në uljen e ndotjes së ambientit dhe të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare kundër ndotjes se ambientit.

Gotat ekologjike kanë një cilësi mjaftë të mirë, të cilën menjëherë zënë vend në tregun vendor, e po ashtu e njëjta është porositur në shumë pika kryqe të maketeve dhe pajisjeve të kafeve ne Evropë dhe mbajnë brendin e “Royal Paper cups”

Kuptimi i emrit “Royal Paper Cups”, ka ardhur nga vetë produkti që është superior për nga kualiteti.

Pronari i Fabrikës, Abdyl Zhdrella, “Royal Paper Cups”, u shpreh i lumtur për këtë ditë. Ai prezantojë që njëra prej pikave kryesore është edhe kujdesi ndaj ambientit duke përdorur gota ekologjike.

“Sot zyrtarisht fillon punën fabrika jonë “Royal Paper Cups”, është fabrikë ku së pari do të fillojë me prodhimin e gotave të letrës, e që ndoshta qytetarët tanë nuk do të mundin t’i cakërrojnë në festa e gëzime, por do ta dinë që në duar e mbajnë një simbole të luftës mbarë kombëtare, kundër ngrohjes globale, mbajnë në duar letrën e Teodor Haxhifilipit, apo siç e njohim më mirë Dhaskal Todri, endem skaj më skaj e rreth e qark viseve shqiptare për të na ushqyer mendjen dhe zemrat me shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe”, është shprehur Zhdrella.

Ai në fund të fjalimit falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ishin të pranishëm në përurimin e hapjes së fabrikës së tij.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, ku në një fjali rasti u shpreh i lumtur për praninë e tij në përurimin e fabrikës “Royal Paper Cups”. Kurti u shpreh se një  investim i tillë i është dashur ekonomisë së  Kosovës që moti.

“ Agjenda ime ditore është e ngarkuar me takime të shumta e që zakonisht zhvillohen brenda mureve të një institucioni apo të një organizate. Sot përveç se nuk jemi në zyrë, po shënojmë edhe fillimin e një ndërmarrje të re prodhuese, një investimi të ri, pikërisht ajo që i duhej ekonomisë sonë. Prodhim investim, investim prodhim. Origjina e prodhimit të “Royal Paper Cups”,  është shembu;;i tipik i shpirtit ndërmarrës, i shpirtit që sheh mundësi në vështirësi, me kanë njoftuar se ideja kishte lindur gjatë kohës së pandemisë. Ju kujtohet përveç udhëzimeve për distancë, higjen e maska, rekomandohej që në vend të gotave të gjamit dhe të plastikës, e të porcelanit të kemi gota njëpërdorimshme të letrës. E sot po përuroj hapjen e një fabrike të gotave të letrës.”, ka thënë Kurti. 

Ndërsa, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, bëri thirrje Qeverisë që të mbështet prodhimet vendore, pasi është me së e nevojshme për zhvillimin e vendit.

“Kjo fabrikë dhe kjo organizatë e sotme, është shembull i mirë i bashkëinvestitorve dhe i ortakëve në Kosovë, në Kosovë mbi 80% janë kompani individuale dhe kjo e benë që ekonomia jonë të jetë më e vogël, edhe korporatat më të fuqishme të botës janë më shumë se 50 aksionarë. Këtë shembull duhet të marrim edhe në , të rritemi të bashkojmë mendjen dhe kapitalin, kur te bëjmë këtë do të rritemi më shumë në eksporte. (13:05)Qeveria e vendit, duhet të jetë më e vëmendshme për të mbështetur ekonominë vendore, prodhimin vendor, pasi e vetmja shpresë e daljes nga kriza është prodhimi vendor”, theksojë Shahini

Në fund është bëre prerja e shiritit nga dy bashkëpunëtorët dhe pronarët e fabrikës, Abdyl Zhdrella dhe Fadil Halili, por prerjen e shiritit e ndanë edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?