Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot do ta vizitojë Portin e Durrësit.
Ai gjatë kësaj vizite do të jetë i shoqëruar nga ministra e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë Delina Ibrahimaj.
Ministrat do të shoqërohen nga drejtorët e Doganës së Kosovës Agron Llugaliu dhe asaj të Shqipërisë Genti Gazheli.
Ndërkaq për në ora 12:30 është paralajmëruar se ministrat do të mbajnë edhe një konferencë për medie.


