Gjashtë burra janë rrahur mes vete në Prishtinë dhe si pasojë e lëndimeve të marra janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia e Kosovës njofton se nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një shufër metalike dhe një skallper, të cilat dyshohet të jenë përdorur nga të dyshuarit.
Ky rast i përleshjes ka ndodhur mesditën e së shtunës, në rrugën “Rugova”, njofton Policia e Kosovës.


