Një burrë është arrestuar në Lipjan pasi ka ngacmuar seksualisht disa gra, raporton KosovaNews.
Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM SEKSUAL – Lipjan 30.09.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ngacmuar seksualisht disa femra. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


