KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet buxheti i Gjilanit në vlerë mbi 32 milionë euro
Ekonomi

Miratohet buxheti i Gjilanit në vlerë mbi 32 milionë euro

Kosova News
Kosova News 13:44 -30/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka miratuar sot, propozim-buxhetin për vitin 2023 në vlerë prej mbi 32 milionë euro, në një seancë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka propozuar që në seancën e sotme të shqyrtohet dhe miratohet vetëm propozim buxheti për vitin 2023, ndërsa pikat tjera të shtyhen për seancën e radhës, e cila do të ftohet së shpejti.

Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.

Buxheti për vitin 2023, në shumë prej 32,599,281 euro, është për 3.5 milionë më i madh krahasuar me vitin aktual.

Ky buxhet sigurohet nga granti qeveritar – 27,646,695 euro dhe të hyrat vetanake – 4,952,586 euro.

Nga kjo shumë, për subvencione janë planifikuar 1,195,000 euro, ndërkaq për investime kapitale – 8,435,158 euro, ka thënë Rashiti.

Për më tepër, Rashiti tha se buxheti komunal për vitin 2023, është i orientuar në tri aspekte: zgjidhjen e problemeve elementare infrastrukturore, në projekte zhvillimore, si dhe në realizimin e projekteve në bashkëfinancim me donatorë të ndryshëm.

Rashiti ka thënë se investimet kapitale të planifikuara për vitin 2023 bazohen në kërkesat, nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të Gjilanit, të cilat janë evidentuar nëpër dëgjime publike.

LVV e PDK, nëpërmjet shefave të grupeve të këshilltarëve i kanë dhënë mbështetje këtij propozim-buxheti.

Opozita (LDK, AAK, Vatra, LS) nuk kanë marrë pjesë në seancë, pasi dje e kishin braktisur atë në shenjë mospajtimi me rendin e ditës si dhe thirrjen e seancës së re, pa u mbyllur seanca paraprake.

Përndryshe, sa i përket transparencës, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka bërë një hap më tutje, duke i transmetuar seancat online edhe në gjuhën e shenjave, në mënyrë që edhe personat me probleme dëgjimi, të kenë mundësi të ndjekim punën e vendimmarrësve komunalë.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 30/09/2022 30/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?