Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje bëhet intervistimi i Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe intervistimi i Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.


