Katër aksidente trafiku kanë ndodhur nga Sllatina deri në Komoran.
Policia ka deklaruar për KosovaNews se në orën 13:00, kanë pranuar një informatë për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Korroticë e Epërme.
Sipas policisë, në këtë aksident përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
“Kurse, në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera. Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Ai tutje tha se policia është marrë me këto raste.


