Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim për vazhdim të masave emergjente për furnizim me energjinë. Për shkak të mungesës së kuorumit, ka dështuar votimi i kërkesës së Qeverisë për masat emergjente.
Në fjalimin e fundit para votimit, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se për çmimin e rrymës duhet të ketë diskutim të hapur.
“Masat emergjente, sipas natyrës janë emergjente, kërkon Kuvendi. Do të vijmë edhe dhjetë herë e do të kërkojmë nga ju të votohet pasi është e nevojshme për të bërë zgjidhje të shpejtë për qytetarët. Çmimi më i lirë është në Kosovë, nuk është as në Shqipëri e as Maqedoni. Në Shqipëri e Maqedoni situata po mbahet të tillë duke paguar 1000 euro për megavat orë. Duhet të kemi diskutim të hapur në Kuvend, shoqëri kudo, për atë sa duhet të paguajmë me çfarë çmimi për megavat orë si shtet”, ka thënë Rizvanolli.
E Abelard Tahiri i PDK-së i tha Rizvanollin se shtetet tjera rajon kanë siguruar energji, e Kosova ka nisur reduktimet në gusht e rrezikon në dimër të mbetet pa energji.


