Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me emisarin sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Dendias që drejton politikën e jashtme të Greqisë si shtet që përmendet për mundësinë e njohjes së Kosovës ka treguar se në këtë bisedë kanë shkëmbyer pikëpamjet për situatën aktuale në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu edhe për zhvillimet tjera në Ballkanin Perëndimor, Transmeton KosovaNews.
“Në një bisedë telefonike më herët kemi shkëmbyer pikëpamje me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak për situatën aktuale në dialogun Beograd-Prishtinë dhe për zhvillimet më të gjera në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Dendias në Twitter.
Bisedat mes Dendias dhe Lajcak sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë të shpeshta.



