KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet vendimi për vazhdim të masave emergjente për energjinë
Ekonomi

Miratohet vendimi për vazhdim të masave emergjente për energjinë

Kosova News
Kosova News 11:12 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Ekonomi ka miratuar të enjten vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë. Vendimi pritet të shqyrtohet po sot edhe në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në komision, ka thënë se në kuadër të masave emergjente, janë marrë disa vendime, mes tyre është shfuqizuar vendimi i vitit 2018, ku ka ndaluar dhënien e thëngjillit si formë dhurate për punëtorët e KEK-ut.

Rizvanolli para deputetëve ka demantuar raportimet në media lidhur me remontin gabimisht të njësisë “B2”. Ministrja Rizvanolli i ka quajtur shpifje këto raportime se është bërë gabimisht riparimi i këtij blloku në KEK. Ndonëse, Rizvanolli ka kërkuar kursim të energjisë nga qytetarët, ka paralajmëruar se pritet një krizë e thellë për furnizim me energji elektrike gjatë dimrit.

Pas insistimit të kryetarit të Komisionit, Ferat Shala, ministrja e Ekonomisë ka pranuar se mjetet financiare milionëshe për subvencionim të energjisë janë alokuar në xhirollogaritë e KESCO-s.

Sa i përket furnizimit me energji në minierën e Trepçës dhe rënies së performancës së kësaj ndërmarrje publike, kjo ngjalli debat të ashpër mes deputetit Armend Muja dhe kryetarit të Komisionit, Ferat Shala.

Pikërisht për këtë, Muja akuzoi deputetin Shala për operimin me humbje të Trepçës nga viti 2016. Për këtë reagoi deputeti Shala, të cilin e quajti të pa ditur, deputetin Muja.

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka apeluar që në këtë betejë me krizën energjetike, të mos ketë shaka ose dezinformata në opinion, për kursime dhe punën në KEK.

Deputeti Pal Lekaj theksoi se masat qeveritare për krizën energjetike janë të pamjaftueshme.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 29/09/2022 29/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?