Një delegacion i lartë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), i shoqëruar nga ekipi Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), janë takuar me kryeshefin ekzekutiv të Termokosit, Fisnik Osmani.
Kjo vizitë ndërlidhet me mbështetjen që MCC po ofron për modernizimin e sistemit të matjes dhe faturimit të shpenzimeve të ngrohjes.
Gjithashtu, konsumatorëve tash e tutje do t’u mundësohet faturimi në bazë të konsumit e jo sipas hapësirës së matur me metra katrorë.
Ky projekt përfshin pajisjen e banesave dhe shtëpive individuale me matës të energjisë termike, instalimin e valvuleve rregulluese termostatike, si dhe alokatorëve të energjisë termike, të cilat do të jenë falas për të gjithë konsumatorët./eo/


