KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci: KOSTT-i që nga viti 2008 ka kryer investime kapitale në vlerë rreth 255 milionë euro
Ekonomi

Statovci: KOSTT-i që nga viti 2008 ka kryer investime kapitale në vlerë rreth 255 milionë euro

Kosova News
Kosova News 20:35 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Jeta Statovci, ka bërë të ditur se kompania e energjisë, KOSTT, që nga viti 2008 ka kryer investime kapitale në vlerë rreth 255 milionë euro, mirëpo prokurimi në KOSTT deri më sot nuk është audituar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Statovci tregon se ditën e sotme, me kërkesë për auditim, kishin prezent përfaqësuesit e KOSTT dhe ZKA në raportim për tri raportet e auditimit të kërkuara për periudhën 2015-2021.

Ata i kishin listuar rreth 10 të gjetura edhe i kishin dorëzuar në prokurori, ku bëhej fjalë për mos realizimin e projekteve nga KOSTT, devijime financiare, mbi 12 kontrata të rikthyera në rivlerësime,  ndarje të tenderëve në kontrata me vlerë minimale e shumë shkelje të tjera./IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Që nga viti 2008 KOSTT-i ka kryer investime kapitale me vlerë rreth 255 milion euro, mirpo prokurimi në KOSTT deri më sot nuk është audituar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Sot, me kërkesë tonen për auditim, kishim prezent perfaqësuesit e KOSTT dhe ZKA në raportim për tri raportet e auditimit të kërkuara për periudhën 2015-2021.

–       KOSTT-i nuk kishte realizuar projektet sipas prioriteteve të caktuara, dhe aprovuara nga rregullatori;

–       Devijime financiare mbi projektet e aprovuara nga ZRRE dhe ato të realizuarat;

–       Mbi 12 kontrata të rikthyera në rivlerësime te procedurave, anulime jo të nevojshme të procedurave të prokurimit, kufizim të konkurrencës dhe aneks kontrata për punë shtesë me procedura të negociuara;

–     Ofertuesit më të lirë diskualifikohen nga gara për kritere që nuk janë relevante, siç ishte rasti me dy ofertuesit që ishin diskualifikuar për mungesë të përvojës në projekte energjetike ndërsa kërkohej të ndërtohej një muri mbrojtës;

–     Sipas të dhënave të ofruara nga departamenti i burimeve njerëzore në KOSTT për vitet 2017-2021, numri i zyrtarëve të promovuar/avancuar që ushtrojnë pozita drejtuese pa procedura konkurruese ishte 23.

–      Inicimi i aktivitetit të prokurimit pa dosje të tenderit

–      Mungesë e kopjeve fizike të ofertës së dorëzuar

–      I njëjti operator ekonomik ka dizajnuar projektet dhe i ka realizuar ato, e cila paraqet konflikt të interesit dhe shkelje të ligjit të prokurimit, vlera e këtyre kontratave mbi 10 milion euro;

–      Ndarja e tenderëve në kontrata me vlerë minimale, e cila shton rrezikun që të kufizohet konkurrenca e mirëfilltë, lidhja e kontratave për projekte pa aprovim nga ZRRE-ja;

–    Viti 2016 nuk ishte mbuluar fare me inspektime nga Inspektorati i Energjisë;

Raportet e realizuara me të gjeturat e indentifiuara janë dorëzuar në prokurori.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?