KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësi i KEDS-it: Na pret një dimër i vështirë, i paparashikueshëm
Tjera

Zëdhënësi i KEDS-it: Na pret një dimër i vështirë, i paparashikueshëm

Kosova News
Kosova News 19:02 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka më shumë se një vit që prej se Kosova po përballet me krizë energjetike. Kriza që po mbretëron edhe në Evropë po arsyetohet me ngritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka folur për Indeksonline duke analizuar situatën me të cilën pritet të përballet Kosova. Buzhala ka thënë se Kosovën e pret një dimër i paparishikueshëm.

“Realisht Kosova është në krizë energjetike, që nga viti i kaluar aktualisht jemi në situatë emergjente, gjendja është pragjile, fatkeqësisht në vend që të ulet konsumi, gjatë muajit shtator është vërejtur një rritje e konsumonit, që shkon afër 5% në nivel mujor, ndërsa ditëve të fundit rritja ka qenë shumë e madhe. P, sh dje ka qenë 10% më tepër se dita e njëjtë vitin e kaluar, indikacioni janë të përkeqësimit. Aktualisht gjendja është stabile, nuk ka kufizime të energjisë elektrike, kërkesa po mbulohet. Mirëpo, ne jemi duke ju trembur shumë dimrit, çka do të ndodh gjatë dimrit kur kërkesa vazhdon të rritet tutje, për shkak se qytetarët ngrohen me energji elektrike masivisht”, theksoi Buzala.

Buzhala bëri thirrje tek qytetarët që mos të ngrohen me energji elektrike, por të zgjedhin format alternative. Sipas tij, jo vetëm Kosova është në krizë energjetike por e gjithë Evropa.

“Apeli ynë i vazhdueshme është që qytetarët mos të ngrohen me energji elektrike, sepse po vendosin që të ngrohen në mënyrë të pasigurt, pasi që jo vetëm Kosova por e gjitha Evropa është duke hyrë në situata të turbullta energjetike, të pa parashikueshme dhe nuk e dimë sa dhe si do të këtë energji elektrike”, vijojë Buzhala.

Zëdhënësi Viktor Buzhala, ka thënë qe Kosovën po e pret një dimër shumë i vështirë dhe i paparashikueshëm. Ai theksojë së qytetarët rrezikojnë të merdhihen nëse vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike.

“Janë tri faktor të cilit e rrisin stabilitetin apo para shikueshmërinë. E para është prodhimi vendor, e dyta është kërkesa dhe e treta është çmimet në brezat ndërkombëtarë. Prodhimi vendor aktualisht është aq sa janë kapacitetet e caktomë dhe nuk mund të lëvizin, kërkesa është ajo që mund të lëvizë. Nëse kërkesa është kontabël me prodhimin vendor atëherë ne nuk do të kemi probleme, mirëpo, fatkeqësisht indikacionit janë që situata do të jetë më e keqe se vitin e kaluar kur çmimet veç se ishin në qiell, ndërsa këtë vit çmimet janë dukshëm më të larta se vitin e kaluar. Prandaj, situata është shumë e paparashikueshme, mirëpo ajo që mund të themi tash është qe na pret një dimër jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe shumë më i vështirë se vitin e kaluar. Po hymë në ujëra të turbullta, qytetarët duhet të ngrohen me forma alternative, pasi që me energji elektrike rrezikojnë të merdhihen”, bëri të ditur ai.

Ndonëse, peleti dhe format e tjera alternative kanë pësuar rritje të mëdha, Buzhala tha për IndeksOnline se peleti është njëra prej alternativa më të mundshme për ngrohje me energji elektrike.

Ai vijojë se me pelet shpenzimet janë më të sigurta pasi dihet sa shpenzojnë, ndërsa me energji elektrike nuk është e sigurt.

“Nëse peleti është shumë i shtrenjtë, por nëse një familje shpenzon tre tonë pelet gjatë dimrit, ata 3 ton pelet aktualisht kushtojnë ta zëmë rreth 1500 euro, mirëpo nëse kthehet në energji elektrike ajo sasi, që e lirojmë 3 ton pelet është e barabartë me 10 mijë euro, pra serish ngrohja me energji elektrike është dukshëm më e shtrenjte se sa ngrohja me pelet dhe atë energji në fund të ditës dikush do ta paguaj. Nëse dëshirojmë të vazhdojmë furnizimin me energji elektrike secila kosto duhet të mbulohet dhe e dytë është që me pelet ngrohja është më e sigurte, pasi që e dinë sa shpenzojnë dhe është shpenzim që mund ta kontrollojnë. Me energji elektrike nuk është e sigurte ngrohja dhe nuk e dimë sa dhe si do të këtë, kjo varet edhe prej kërkesës, prej tregje ndërkombëtare, prej lojërave të Rusisë me gazin, pastaj kërkesës evropiane për energji elektrike”, theksoi Buzhala,/IndeksOnline/

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare
18:25 -23/07/2026
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?