KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Të vendosur në çrrënjosjen e korrupsionit”, ShBA paralajmëron sanksione të reja në Ballkan
Politikë

“Të vendosur në çrrënjosjen e korrupsionit”, ShBA paralajmëron sanksione të reja në Ballkan

Kosova News
Kosova News 14:29 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

ShBA mbetet e vendosur në çrrënjosjen e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe nuk përjashton vendosjen e sanksioneve të tjera në të ardhmen.

Deklarata vjen nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, gjatë një konference për shtyp.

Duke iu përgjigjur të mediave, Price tha se për DASH sanksionet janë një mjet i rëndësishëm në luftën ndaj korrupsionit.

Ai këto komente i bëri pasi më 26 shtator, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Prokurores së Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, Diana Kajmakoviq.

- Reklamë -

Price tha se një prej qëllimeve të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor është që punojë me qeveritë për të luftuar korrupsionin.

“Sanksionet do të mbeten një mjet i rëndësishëm – por jo mjeti i vetëm i rëndësishëm – kur bëhet fjalë për rajonin dhe për qëllimin tonë. Këtë qëllim ne e ndajmë me qeveritë dhe banorët e këtij rajoni, pra për të çrrënjosur korrupsionin”, tha ai.

Sipas njoftimit të Thesarit, Kajmakoviq u sanksionua për shkak të “cenimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit” në Bosnjë e Hercegovinë.

Kajmakoviq është zyrtarja e fundit në serinë e disa zyrtarëve në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor që janë sanksionuar nga SHBA-ja.

Në prill të këtij viti, ShBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive. Në mesin e tyre ishin dy shtetas të Shqipërisë, dy zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës, një të Malit të Zi dhe dy në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.

Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, ShBA-ja ka sanksionuar edhe disa zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës, por po ashtu zgjeroi sanksionet ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për vepra korruptive.

Dodik fillimisht ishte sanksionuar nga ShBA-ja më 2017.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit, sanksionoi shtatë serbë nga Kosova për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Serbët e sanksionuar janë: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Sërgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, si dhe Radulle Steviq.

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?