KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyba: Abdixhiku i LDK-së na ka treguar se si PAN-i di t’i përdorë grevat si instrument politik
Arsim

Zyba: Abdixhiku i LDK-së na ka treguar se si PAN-i di t’i përdorë grevat si instrument politik

Kosova News
Kosova News 12:55 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kritikave të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për grevën dhe situatën e përgjithshme në vend në adresë të Qeverisë iu është kundërpërgjigjur deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili ka thënë se është vetë Abdixhiku që ka tregu se si PAN-i di t’i përdorë grevat si instrument politik.

Reagimi i deputetit Zyba erdhi pasi që kreu i LDK-së, Abdixhiku ka  kritikuar shkuarjen e kryeministrit, Albin Kurti në Japoni në kohën kur nxënësit kanë mbetur në shtëpi, duke e cilësuar këtë si paaftësi dhe papërgjegjësi.

“Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni. Paaftësi dhe papërgjegjësi! Ky njeri nuk di të qeverisë! Asnjëherë në Kosovë, në kohë paqeje, mësimi nuk është ndërprerë kaq gjatë. Asnjëherë më parë fëmijët kosovarë nuk kanë pësuar me kaq pandjeshmëri. Kjo më nuk është gjendje normale. Fëmijët, familjet, mësimdhënësit e vet shteti s’mund të dëmtohen me kaq lehtësi. Kujt i duhen fajësimet, ofendimet e egot individuale kur në fund mbesim në krizë? Kosova ka nevojë për vëmendje e udhëheqje të matur politike. Kosova ka nevojë për lidership që jep zgjidhje, menaxhon kriza e përgatitë vendin për betejat e madha përpara – në energjetike, inflacion, shëndetësi e ekonomi. Ikja nga këto ballafaqime është veç papërgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Mirëpo argumentin se greva po përdoret edhe tash si instrument poilitik ia ka kujtuar deputeti Zyba.

- Reklamë -

“Lumiri në 2019 na ka tregu se si PAN-i di t’i përdorë grevat si instrument politik, madje dhe kundër partnerëve të koalicionit. E kur atë e kanë bërë kundër atyre me të cilët e kanë ndarë tallin, natyrisht që e bëjnë edhe sot, sidomos ndaj qeverisë që ua kanë ndalë tallin”, ka shkruar Zyba, ndërsa ka shkëputur një pejsë të deklaratës që kishte dhënë Abdixhiku më 2 shkurt 2019.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht. Që atëherë shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të mosarritjes së ndonjë marrëveshjeje midis Këshillit Grevist dhe Qeverisë së Kosovës.

Punonjësit e sektorit publik po kërkojnë ndër të tjera 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit për Paga, derisa Qeveria ua ka ofruar 50 euro shtesë deri në fund të këtij viti fiskal.

E pakënaqësitë me zgjatjen e grevës së organizuar nga SBAShK-ut vetëm sa po rriten. Deri sa një pjesë e shkollave pas votimeve të fshehta kanë vendosur të nisin procesin mësimor, në ato shkolla ku ende po mbahet greva, prindërit po organizojnë protesta, raporton KosovaNews.

Ndërpritet greva, sot fillon mësimi edhe në shkollën “Hasan Prishtina” në kryeqytet

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?