Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet intensive për rregullimin e infrastrukturës brenda kazermave të FSK-së.
Ai shtoi se në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, po vazhdojnë punimet për ndërtimin e depos së logjistikës, e cila do përmbushë nevojat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për sistemimin e pajisjeve.
“Ky projekt që është dyvjeçar pritet të përfundoj brenda pak muajsh”, shkroi Mehaj në postimin e tij.


