KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori amerikan në OSBE: Dialogu Kosovë-Serbi po përparon me hapa të ngadaltë, por të qëndrueshëm
Politikë

Ambasadori amerikan në OSBE: Dialogu Kosovë-Serbi po përparon me hapa të ngadaltë, por të qëndrueshëm

Kosova News
Kosova News 11:30 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter, në një takim virtual me gazetarë të mbajtur dje, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga gazetarët se a ka ndonjë kërcënim për një shpërthim të një konflikti të ri në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe a rrezikohet Ballkani Perëndimor nga ndonjë ndikim nga Rusia, ambasadori Carpenter u shpreh se situata në Ballkanin Perëndimor është delikate.

“Sigurisht, ekziston gjithmonë mundësia që gjërat të marrin një kthesë të rrezikshme. Mendoj se tani, megjithatë, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, po bën përparime edhe pse të ngadalta, por të qëndrueshme dhe ne e mbështesim shumë dialogun e udhëhequr nga BE-ja ku SHBA-të janë të pranishme dhe kanë një vend në tryezë”, ka thënë Carpenter.

Ambasadori ka shtuar se i dërguari i special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun, Gabriel Escobar, është shumë i përkushtuar në këtë proces së bashku me kolegun e tij të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak drejt njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Reklamë -

“Ka probleme që mund të shkaktojnë mosmarrëveshje. E kemi parë me letërnjoftimet, e shohim me çështjen e targave dhe ka një sërë çështjesh të tjera që janë kontestuese nga të dyja palët. Ne natyrisht, mbështesim një rrugë diplomatike përpara përmes bisedimeve dhe kompromisit, që nuk është gjithmonë e lehtë, por, siç e pamë me çështjen e kartave të identitetit, është e mundur”, u shpreh Carpenter

Ambasadori amerikan në OSBE, shtoi se duan ta qojnë këtë proces në pikën e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Është me të vërtetë në interesin më të mirë të të gjithë Ballkanit Perëndimor që kufijtë të respektohen, të njihen reciprokisht, të stabilizohen, në mënyrë që të mund të fokusohemi në sjelljen e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, tha Carpenter gjatë takimit virtual me gazetarë.

Carpenter shtoi se sikurse në Kosovë ashtu edhe në Serbi ka misione të OSBE-së, dhe tani për tani mendoj se situata është relativisht stabile, por sigurisht që është gjithashtu një situatë e brishtë.

Sa i përket rrezikut të Bllakanit Perëndimor nga Rusia, ambasadori Michael Carpenter, tha se ndikimin rus e kemi parë në të gjithë rajonin.

“Në lidhje me Rusinë, ne shohim ndikim rus në të gjithë rajonin. Është shfaqur në shumë vende të ndryshme. Në fakt, do të thosha në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Carpenter.

Ambasadori amerikan shtoi se ndikimi i Rusisë shihet përmes mbështetjes nga politikanët nacionalistë/popullsitë, duke  çuar përpara axhendën e vetë Rusisë, e cila nuk është domosdoshmërisht integrimi euroatlantik i rajonit. 

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 27/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?