KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Po ia shpëton fytyrën Serbisë
Politikë

Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Po ia shpëton fytyrën Serbisë

Kosova News
Kosova News 20:09 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në New York, ka dhënë sot një intervistë, ku ka folur për shumë tema aktuale. Ndër të tjerash, ajo u pyet edhe për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili para disa ditësh tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Osmani nuk tregoi se a është takuar me Ramën në New York dhe se a pritet të përmirësohen raportet mes tyre, mirëpo, ajo tha se mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare, derisa shtoi se raportet ndërpersonale mes politikanëve janë “komplet të parëndësishme”.

“Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat që i përmenda, natyrisht që raportet ndërpersonale mes politikanëve janë komplet të parëndësishme, por çka është e rëndësishme janë raportet mes shteteve”.

Presidentja tha se ka raporte të shkëlqyeshme me presidentin Begaj.

- Reklamë -

“Unë kam raporte të shkëlqyeshme me presidentin Begaj, të cilin dua ta falënderoj që që nga fillimi i mandatit të tij ka bërë çmos që Kosovës t’i dëgjohet zëri edhe në raport me shtete me të cilat ne akoma nuk kemi raporte bilaterale. Sa herë kemi pasur nevojë për të, kemi mundur të llogarisim në të”.

Ajo tha se “nuk është aspak e drejtë” që të arsyetohet Serbia se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë Siç duket kjo është një përgjigje për Edi Ramën, pasi ai disa ditë më parë (14 shtator) tha se nuk duhet bërë presion ndaj saj.

Sipas Osmanit, “kjo shkon në ato që quhet politika e “facesaving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviqit”.

“Prandaj po them që raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete janë të rëndësishme dhe jo raportet mes politikanëve individual. Unë e përmenda se cilat janë dallimet tona, unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë pavarësisht se a janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut Mali i Zi, Presheva, shndërrohen në apologjetikë të politikave të Serbisë, është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës, qoftë shqiptarëve. Nuk mendoj se është e drejtë që të arsyetohet qasja dhe veprimet proruse e Serbisë, nuk mendoj aspak se është e drejtë që të arsyetohet Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, sepse kjo pastaj shkon në ato që quhet politika e “facesaving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviqit. Po ashtu nuk mendoj që duhet të reduktohen krimet që janë kryer në Kosovë në ‘spastrim etnik’, pasi ajo që ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë”.

Kryeministri Rama, më 14 shtator, tha se nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.

“Është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Pasi në një pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republika Sërpskasn në Bosnjë-Hercegovinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për ta mbajtur kërcënimin e mundshëm larg Ballkanit. Për këtë arsye, nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, pasi pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë”, ka thënë Edi Rama. /Express

Gjithashtu lexoni:

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 26/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?