KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE e shqetësuar për bashkëpunimin Serbi-Rusi, ShBA-ja i kërkon Serbisë shpjegim se çka firmosi me Rusinë
Politikë

BE e shqetësuar për bashkëpunimin Serbi-Rusi, ShBA-ja i kërkon Serbisë shpjegim se çka firmosi me Rusinë

Kosova News
Kosova News 13:14 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, pasi këto dy shtete nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se kjo marrëveshje erdhi në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe çdo ditë “po e shkel të drejtën ndërkombëtare, forcat e saj po kryejnë krime ndaj civilëve e në pjesë të okupuara [të Ukrainës] po organizon referendume ilegale”.

“Nëse në këto rrethana shohim se ministri i Jashtëm i Serbisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën pajtohet për konsultime me shtetin që kryen akte të tilla, atëherë kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë. Dhe kjo ngreh shqetësime serioze. Raportet me Rusinë në këtë nuk mund të jenë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto ne i marrim shumë seriozisht”, tha Stano.

Kurse ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë të hënën, se Serbia duhet të shpjegojë se çfarë firmosi me Rusinë ditë më parë në New York, kur u mbajt sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

- Reklamë -

Serbia u arsyetua se bëhet fjalë për “marrëveshje teknike” dhe se kjo nuk ka të bëjë me sigurinë, por titulli i marrëveshjes është “koordinim i politikave të jashtme të dy vendeve”.

Hill tha se ShBA-ja pret shpjegim nga Serbia për këtë marrëveshje në kohen kur me Rusinë askush nuk po firmos marrëveshje, pos siç ka thënë ai “rekrutët e varfër”, duke iu referuar urdhrit për mobilizim.

“Në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë dhe shumë pak po e bëjnë. Përveç atyre rekrutëve të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë. Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por duam të dëgjojmë një shpjegim se për çfarë bëhet fjalë”, tha Hill, përcjell mediumi i pavarur serb N1 të hënën.

Marrëveshja Serbi – Rusi nxiti reagime të mëdha edhe në Bruksel. Disa eurodeputetë kërkuan ndërprerjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE pas kësaj marrëveshje.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin që po bën në Ukrainë.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

Kosova News 26/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?