KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sa paguhet një orë pune? Shqiptarët marrin më së paku
Ekonomi

Sa paguhet një orë pune? Shqiptarët marrin më së paku

Kosova News
Kosova News 18:43 -25/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

As tre euro për një orë punë. Kaq para merr mesatarisht një shqiptar, rrogëtar në shtet apo privat. Kjo shifër është pesë herë më pak se në vendet e Bashkimit Europian e madje më e ulët se edhe në Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë apo Serbi.

Alma, një ish-mësuese që tanimë punon në administratën publike gjermane është një prej atyre që e ka ndjerë kontrastin e thellë në të ardhura me popujt e tjerë.

“Unë kam qenë në mësuesi dhe në privat shumë pak. Merrja 35 mijë lekë në muaj. Për këtë arsye ikin shqiptarë”, u shpreh ajo.

Pagat e ulëta që shpeshherë përkthehen në të ardhura të pamjaftueshme bëjnë që shumë të rinj të dekurajohen duke humbur shpresën e u larguar në emigrim.

- Reklamë -

“Me të ardhurat që marr thjesht mund të hash bukë dhe të pish një kafe. Pagat janë të ulëta dhe mendimin e kam të iki jashtë. Synoj Gjermaninë”, shton i riu.

Teksa e vlerësojnë si minimumin që duhet, ekspertë të tregut të punës thonë se veç rritjes së pagave, kompanitë duhet të hedhin hapa edhe në drejtime të tjera.

Pasi në të kundër, ajo çka është paralajmëruar mund të kthehet në realitet shumë më shpejt nga ç’pritej.

Më shumë sesa mungesa e punës, janë të ardhurat e pamjaftueshme që shtyjnë shumicën e shqiptarëve drejt emigrimit. Kjo gjetje dëshmohet në një pyetësor të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ku rezulton se rreth 79 për qind e tyre  largohen në Perëndim për paga më të larta.

Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të pagës mesatare në Rajon e Europë me rreth 468 euro, gati 2-fish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian./A2 CNN

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Kosova News 25/09/2022 25/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?