KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita fillon takimet me qytetarë, VV-ja e sigurt se s’do të ketë zgjedhje deri më 2025
Politikë

Opozita fillon takimet me qytetarë, VV-ja e sigurt se s’do të ketë zgjedhje deri më 2025

Kosova News
Kosova News 10:08 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Partitë opozitare në vend ka kohë që kanë filluar takimet me qytetarë. Krahas punës në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thonë se ky cikël diskutimesh po zhvillohet për të parë nga afër hallet dhe brengat e tyre, raporton eo.

Në këto takime, ata thonë se është vlerësuar se gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë nga inflacioni rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit, mungesa e investimeve kapitale.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), konsiderojnë se zgjedhje s’do të ketë para 2025-ës.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, thotë se me këto takime nuk nënkupton se vendi është afër zgjedhjeve. Ai ka thënë se edhe po të donin ta rrëzonin qeverinë aktuale, LDK-ja kërkon që populli ta sheh sesi qeverisë VV-ja.

Ai këtë qeverisje e konsideron si më të paaftë që ka pasur Kosova në vitet e pasluftës.

“Mënyra se si po Qeverisë, mënyra se si po hap betejë me të gjitha grupet shoqërore në Kosovë kam përshtypjen se edhe po të mos duam ne ta rrëzojmë sepse po dëshirojmë që populli ta sheh të vërtetën se si Vetëvendosje qeverisë me vendin, mënyra si po qeverisë kam përshtypjen se ky po e përgatit vendin për ta rrëzuar veten. Unë nuk e shoh të denjë për të pasur jetë të gjatë në udhëheqje të vendit. As nuk mundet, as nuk dinë, dhe as nuk donë. Edhe kur donë ai prapë nuk dinë. Kemi qeverinë më të paaftë që ka pasur Kosova në 20 vjetët e fundit”, u shpreh Selmanaj.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se këto takime nuk janë për fushatë por për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve.

Lekaj ka thënë se nga këto takime kanë vërejtur pakënaqësi të madhe ndaj Qeverisë Kurti.

“Po sa i përket vizitave në terren me qytetarët është obligim që deputetët dhe subjektet politike që të komunikojnë drejtpërdrejtë me qytetarët dhe të bëjnë një interaktiv ndërmjet politikës dhe qytetarëve, dhe nga takimi që kemi pasur deri më tani, kemi kuptuar që shumë kërkesa të qytetarëve dhe programi qeverisës i Kurtit nuk është implementuar. Prandaj si subjekt politik ne kemi filluar që sa kohë, sidomos zotri Haradinaj është në komunikim me qytetarët por edhe grupi parlamentar jemi në terren që të komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarë”, u shpreh Lekaj.

Sipas tij, qytetarët janë të pakënaqur me Qeverinë.

“Ajo që kemi vërejtur tek qytetarët se janë shumë të pakënaqur me Qeverinë, me shpërndarjen e pakos sociale dhe janë pothuajse tepër të egërsuar sepse po kalojnë ditët më të vështira me ngritjen e produkteve bazë”, tha Lekaj.

Ndërsa shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se zgjedhjet nacionale do të mbahen siç janë të përcaktuar me ligj.

“Zgjedhje nacionale do të kemi kur ato janë të caktuara. Ne kemi pasur zgjedhje në vitin 2021 dhe do të kemi zgjedhje nacionale të rregullta në vitin 2025, ndërsa për çështje programore të Lëvizjes Vetëvendosje, jam i sigurt se tashmë janë bërë publike disa herë që fokusi do të jetë në ngritjen e kapaciteteve të pushtetit lokal, që ka qenë një premtim dhe zotim i VV-së edhe më herët, prandaj nuk besoj se ka thënë diçka që ka qenë jashtë kontekstit të deklarimeve të tij të deritashme”, u shpreh Kusari-Lila./kp

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

TAGGED: opozita, Vetevendosje
Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?