Kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit për mirëmbajtjen e automjeteve të Gardës Kombëtare, që përbën një projekt të rëndësisë së veçantë, pasi do të reduktohen shpenzimet e po ashtu do të shkurtohet pritja për rregullimin e tyre sa i përket nivelit të dytë të mirëmbajtjes.
Kështu njoftoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ku shtoi se këtu përfshihet mirëmbajtja e automjeteve specialistike të kërkim-shpëtimit, zjarrfikjes, zhytjes.
“Bashkë me përgatitjen profesionale të ushtarakëve tanë, kjo do të thotë reagim i shpejt dhe i sigurtë në çfarëdo rrethane”, shkroi Mehaj në Facebook.


