Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se mund t’i kryej shërbimet e gjendjes civile edhe për qytetarët e komunave të tjera.
Këtë e ka bërë të ditur vetë komuna e Podujevës, ku thuhet se kjo po bëhet për shkak se shumica e komunave të tjera janë në grevë.
“Të gjitha shërbimet e theksuara më poshtë ofrohen nga Komuna e Podujevës për qytetarët e Komunave të tjera nëse të njëjtat gjinden ne Sistemin e Gjendjes Civile:
Certifikata e Lindjes;
Ekstrakti i Lindjes;
Certifikata e Kurorëzimit;
Certifikata e Statusit Martesor;
Certifikata e Shtetësisë;
Certifikata e Bashkësisë Familjare;
Certifikata e Vendbanimit;
Vërtetimi nga Arkivi;
Certifikata e Vdekjes
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
23.09.2022, Podujevë”, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton KosovaNews.


