KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon mbledhja, propozimi i deputetit të VV-së për dalje nga greva do të shqyrtohet nga SBAShK-u
Arsim

Përfundon mbledhja, propozimi i deputetit të VV-së për dalje nga greva do të shqyrtohet nga SBAShK-u

Kosova News
Kosova News 13:51 -23/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit e Arsimit, ku sërish u shoqërua me përplasje të mëdha mes përfaqësuesve të institucioneve dhe atyre të Bashkimit të Sindikatave. Në fund, përveç përplasjeve, zgjidhje që nxënësit të kthehen në shkollë nuk u gjet. Megjithatë, përfaqësuesit e BSPK-së u zotuan se do ta marrin në konsideratë një kërkesë të kryetarit të Komisionit, deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Ardian Gola.

Edhe mbledhja e sotme është zhvilluar me disa debate e përplasje mes të pranishmëve.

Fillimisht, ministri i Financave, Hekuran Murati, prezantoi masat që i kanë ndërmarrë për ta përballur inflacionin, me të cilat ai thotë se do të ndihmohen edhe mësimdhënësit.

Murati akuzoi SBAShK-un se gjatë rrugës ka ndryshuar kërkesat, pasi pretendon se kërkesat fillestare të tyre janë plotësuar. Ai shtoi se anëtarësia e SBAShK-ut nuk është njoftuar për ofertën e re të Qeverisë.

- Reklamë -

Në këtë rast, Murati, ka kërkuar në mbledhjen e komisionit parlamentar të dijë nëse Ymer Ymeri një nga drejtuesit e Këshilli Grevist ka ndonjë afrim me ndonjë parti, duke aluduar se për të është raportuar që është i afërt me subjekte të caktuara politike.

“Kisha disa pyetje për disa anëtarët sepse është raportuar se është i afërt me disa parti politike”, ka thënë Murati.

Diskutime e përplasje për grevën, ministri Murati e pyet Ymer Ymerin nëse është i afërt me ndonjë parti politike

Mirëpo, Ymer Ymeri nga këshilli grevist i BSPK-së ka thënë se mënyra se si i është qasur diskutimit ministri i Financave tregon se ai nuk është i interesuar për të arritur marrëveshje.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me grevistët janë pajtuar pothuajse për të gjitha kërkesat, përveç asaj për 100 euro.

“Pika e vetme ku unë dhe kolegët e mi nuk kemi arritur një mirëkuptim është kërkesa e parë që të përcaktohet një shtesë në vlerë prej 100 eurove. Ne kemi kërkuar që SBASHK-u të mos vijë me një kërkesë të tillë e cila pamundëson zgjidhjen e grevës”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh se ka pasur dhjetëra takime me SBASHK-un dhe të ato ishin të vazhdueshme.

“I di sfidat dhe problemet e arsimit. Kemi diskutuar me SBASHK-un për mësimdhënësit që kanë mbetur tepricë për shkak të normave”, rikujtoi ajo.

“Për vitin 2023 janë ruajtur mbi 2.200 vende të punë për mësimdhënës, që do të mbesnin pa punë për shkak të uljes së numrit të nxënësve”.

Ajo tha se janë diskutuar edhe problemet e mësimdhënësve që kanë probleme të rënda shëndetësore.

“Unë e SBAShK-u i jemi gëzuar ndarjes së 1.7 milion euro për 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore”.

Nagavci deklaroi se propozimet e SBASHK-ut për koeficientë të pagave të mësimdhënësve, janë marrë parasysh nga Grupi Punues për draftimin e Projektligjit për Paga.

Si ministrja Nagavci ashtu edhe kinistri Murati kërkuan nga grevistët që të pranohet oferta prej 50 eurot, e cila sipas tyre do të vazhdohet edhe vitin e ardhshëm. Ata bën thirrje që mësimi të fillojë, ndërsa dialogu social të vazhdojë.

Mirëpo, këshilli grevist nuk ka dhanë shenja që do ta ndryshojë qëndrimin.

E në këtë rast kryetari i Komisionit, deputeti  Ardian Gola, ka dhënë një propozim për Sindikatën që t’i përdorin notat si protestë sindikale, që fëmijët të kthehen në shkolla.

Kjo të vazhdojë, sipas Golës, derisa të gjendet një zgjidhje mes Qeverisë dhe BSPK-së.

Por Ymeri nga BSPK-ja ka thënë se zbutja e masave të grevës do t’i jepte arsye edhe më shumë Qeverisë për mosreflektim. Megjithatë, ata i premtuan Golës se do ta diskutojnë propozimin e tij dhe madje do ta ftojnë në takimin e anëtarësisë.

Deputetët e opozitës të pranishëm në Komision kanë kërkuar që të dyja palët e përfshira në këtë çështje të gjejnë një kompromis që nxënësit të kthehen në shkolla.

Në Komision gjatë diskutimeve të sotme nuk ishte i pranishëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Gjithashtu lexoni:

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Kosova News 23/09/2022 23/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?